Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën e vitit 2026, sipas revistës së njohur të udhëtimeve “Travel Off Path”.

Ndërsa destinacione të famshme si bregdeti i Amalfit në Itali apo ishulli i Santorinit në Greqi vijojnë të tërheqin miliona turistë nga e gjithë bota, revista thekson se pushimet verore në Evropë nuk duhet domosdoshmërisht të jenë të kushtueshme.

Në renditjen e publikuar, Saranda kryeson listën, e ndjekur nga Qiproja Veriore, Varna në Bullgari dhe Kalymnos në Greqi. Sipas artikullit, qyteti bregdetar shqiptar mund të mos jetë më “sekreti i fshehur” i viteve të kaluara, pasi po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve ndërkombëtarë dhe po përjeton flukse të ngjashme me destinacionet e njohura të Mesdheut.

Megjithatë, Saranda vazhdon të ofrojë një raport të favorshëm mes cilësisë dhe kostos së pushimeve. Veçanërisht Ksamili, një nga destinacionet më të frekuentuara në jug të vendit, tërheq vizitorët me rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta, të cilat shpesh krahasohen me ato të Karaibeve apo Maldiveve.

Sipas “Travel Off Path”, një paketë plazhi me çadër dhe dy shezlongë kushton mesatarisht rreth 10 dollarë për një ditë të plotë. Ndërkohë, në qendër të Sarandës një sanduiç mund të blihet për rreth 5 dollarë, ndërsa një vakt me tre pjata në një restorant të kategorisë mesatare kushton nga 40 deri në 55 dollarë për dy persona.

Edhe akomodimi konsiderohet konkurrues krahasuar me destinacionet e tjera evropiane. Turistët mund të gjejnë dhoma në hotele ekonomike apo bujtina për rreth 20 dollarë nata, ndërsa apartamentet dhe strukturat më luksoze pranë detit kushtojnë mesatarisht rreth 120 dollarë nata.

Një nga atraksionet kryesore të zonës mbetet Parku Kombëtar i Butrintit, ku ruhen gjurmët e një qytetërimi të lashtë greko-romak me histori mijëravjeçare. Kompleksi arkeologjik përfshin monumente të rëndësishme historike, mes tyre edhe një amfiteatër pjesërisht të fundosur.

Artikulli ndalet gjithashtu te siguria, një faktor i rëndësishëm për turistët e huaj. Sipas revistës, Shqipëria renditet në Nivelin 2 të këshillave të udhëtimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i njëjti klasifikim që u jepet vendeve si Italia dhe Franca.

Po ashtu, vendi vlerësohet me 83 nga 100 pikë në Indeksin e Sigurisë së Udhëtarëve, një rezultat që konsiderohet pozitiv dhe që e bën Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për pushuesit ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME