Categories Lajme

Bonus dhe rritje për pensionet në shtator, do të indeksohen ndryshimet e çmimeve

Pensionistët do të përfitojnë shpërblim me vlerë 5000 lekë në muajin shtator. Përveç tij, qeveria pritet të rrisë pensionet sipas nivelit të inflacionit në vend. Në muajin shtator pensionet do të pësojnë ndryshimin e radhës, që do të llogaritet me rritjen e çmimeve të këtij viti. Pra, ato do të indeksohen dhe nëse shohim inflacionin, ai rezulton në 7 muajt e parë të vitit në një nivel mesatar 5.2%.

Por, do të jetë qeveria ajo që do të caktojë masën e përgjithshme të rritjes së përfitimit. Vitin e kaluar, me dy vendime të marra në muajt prill dhe tetor, pensionet u indeksuan 9.5%.

Në shtator do të ketë edhe një shpërblim në vlerën e 5000 lekëve për çdo të moshuar mbi 65 vjeç. Ky bonus është premtuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në një takim të saj me banorë të Peshkopisë në muajin prill 2023.

Bonusi do të merret nga paratë e prodhuesve të energjisë elektrike, të cilët rritën ndjeshëm të ardhurat dhe fitimet e tyre vitin e kaluar për shkak të shitjes së energjisë me çmim të lartë.

Dhe pikërisht, taksa që ata kanë derdhur në buxhet do të shkojë në xhepat e pensionistëve për herë të dytë brenda këtij viti. Shqipëria numëron rreth 685 mijë njerëz që përfitojnë pensione pleqërie ose pensione të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME