Categories Lajme

BOOM denoncon: Në spitalin e Elbasanit diazepami jepet pa rekomandim

Nëse doni të merrni diazepam ose në gjuhën popullore valium, atë mund ta merrni shumë lehtë në spitalin e Elbasanit. Ky medikament,  nuk  jepet pa rekomandim nga mjeku, por BOOM sjell pamjet kur infermierja i jep pa recetë një pacienti këtë medikament, me efekte të shumta anësore.

Denoncuesi, i cili është edhe bashkëpunëtor i BOOM vazhdimisht ka marrë valium pa recetë. Madje ai tregon se di edhe raste të tjera ku përdoruesit e kanë marrë atë pa recetë.

“Këtu të vdesin, po i vdesin me diazepam, nuk duhet ti japin fare sepse ato merren me mjek. Edhe ku? Në damar, që diazepami bëhet në tul. Këtu është katastrofë. Një shoku im para dy javësh vdiq nga këto gjëra”, tha denoncuesi.

Kjo në mënyrë kategorike është mohuar nga kryeinfermierja e Spitalit të Elbasanit, e cila thotë se ky medikament nuk jepet.

“Nuk jepet pa urdhrin e mjekut. Ne nuk japim fare pa recetë. Ne infermierët nuk bëjmë pa thënë mjeku, asgjë nuk bëjmë. Ne nuk punojmë fare me recetë sepse nuk arrihet. Me drogaxhinjtë hasim probleme. Ne nuk kemi roje te dera dhe nuk jepet. Infermierët janë shumë koshientë. Ti ke shumë të drejtë, nuk do të ndodhë më”, tha kryeinfermierja.

Po kush janë efektet anësore e diazepamit?

Më të zakonshme jane lodhja, këputja dhe dobesia muskulore: konfuzioni, konstipacioni, depresioni, dhembja e kokës, hipotensioni, mbajtja e urinës, vështirësia në të folur, dridhja, marrje mendsh, turbullimi i të parit.

-janë konstatuar reaksione paradoksale, si: eksitim i menjëhershëm, ankth, çrregullime të gjumit dhe haluçinacione, kur shfaqen këto reaksione mjekimi me diazepam duhet ndërprerë menjëherë; lodhje dhe në rasta të rralla konvulsione nga ndërprerja e menjëhershme e mjekimit sepse pas një përdorimi për nje kohë të gjatë, mund të shkaktoje fuqizim të simptomave që kontrollohen prej edhe pse vartësia e mundshme ndaj diazepamit në të sëmuret që marrin dozat e rekomanduara është shumë e vogël

-Pas injektimit të shpejtë në venë mund të të ndodhë trombozë e venave, flebit , irritim lokal, të vjella dhe më rradhë ndryshime vaskulare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME