Categories Lajme

BOOM denoncon: Qytetari bie vikti.më e mashtrimit, i zhvatin 65 mijë euro

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora denoncoi mbrëmjen e sotme një rast mashtrimi. Skënder Kalbaj, brenda një dite humbi  kursimet e gjithë jetës.

Denoncimi: I dhashë 65 mijë euro pa interes, më tha se do të mi kthente brenda vitit. Kur e pashë që po më shmangej shkuam dhe bëmë noterinë.Si përfundim unë u mashtrova përmes mikut tim që e njihja. Ja kam dhënë nga shkurti i 2007, mundi dhe gjithë jeta ime aty ka shkuar.

Por si ndodhi?

Në vitin 2008, një mik i Skënderit  tha se njihte një investitor i cili po ndërtonte pallate dhe hotele në  jug të vendit  dhe për momentin i duheshin 65 mijë euro. Skënderi pasi takohet me Besnik Feimin,  personi i cili e kërkonte këtë shumë, vendos ta ndihmojë. Skënderi vendos ti japë gjithë kursimet e familjes, plot 65mijë euro pa interes, vetëm që Besimit mos t’i bllokohej puna. Nga ana tjetër mori garancinë se për 3 muaj do t’i ktheheshin lekët.

Jo 3 muaj, por kanë kaluar  më shumë se 10 vite që lekët nuk iu kthyen, duke rënduar se tepërmi gjendjen shpirtërore dhe morale të Skënderit, i cili i humbi të gjitha lekët. Qytetari e ka ndjekur çështjen edhe në rrugë ligjore, duke e kallëzuar në prokurori përsonin që i mori lekët. Në vitin 2017 u zhvillua seanca gjyqësore, por ka 2 vite që Skender Kalbaj nuk mund të njihet me vendimin e gjykatës.

Gazetarja e “BOOM” shkoi në gjykatë bashkë me qytetarin dhe tërhoqi vendimin. Çështja i ka kaluar Gjykatës së Apelit. Nuk dihet se si  do të shkojë  çështja, por një gjë është e qartë; Skënderi që u mundua të bënte  mirë sot  troket në dyert e gjyqësorit për të gjetur të drejtën, ndërsa personi që i mori 65 mijë euro shëtit i lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME