Categories Lajme

“BOOM” – Dështon projekti 200 milion lekë i Bashkisë Tiranë për kioskat elektronike

Në maj të 2018 kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, prezantoi shërbimin e-kios, një investim prej afro 200 milion lekësh, përmes të cilit si në një bankomat qytetarët do të kishin mundësi të tërhiqnin një certifikatë, leje, apo të bënin një aplikim online duke reduktuar rradhët dhe korrupsionin.

Pa kaluar ende 2 vjet pjesa më e madhe e pajisjeve të vendosura në njësitë administrative të Tiranës, nuk funksionojnë.

Në lidhje me këtë situatë punonjësit e njësive vendore deklarojnë se mirëmbrajtja e tyre bëhet nga ana e Bashkisë Tiranë dhe se qytetarët vazhdojnë t`i marrin shërbimet në zyra, dhe jo në e-kioska.

Gazetarja: E-kioska për njësinë tuaj 2, punon? Është ajo pajisja që është vendosur poshtë.

Punonjësi i Njësisë Administrative nr.2.: Jo, e di.

Gazetarja: Pse nuk punon?

Punonjësi i Njësisë Administrative nr.2.: Jam i sigurtë se më kanë thënë që nuk punon.

Në përpjekje për të kontrolluar nëse ky shërbim funksion apo jo, gazetares së emisionit “BOOM”, i ngeli karta e identitetit brenda e-kioskës së vendosur përpara zyrave të lagjes 13, pjesë e të cilës është dhe vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Gazetarja: Punon?

Punonjësja e njësisë administrative Petrelë: Jo. S`kanë tërheq certifikata.

Gazetarja: Nuk dinë ta përdorin njërëzit apo nuk punon pajisja?

Punonjësja e njësisë administrative Petrelë: Kanë ardhur e kanë parë shpesh por se di…

Në inaugurimin e këtij projekti Bashkia garantoi se e-kioskat do të ishin në punë 24 orë në 7 ditë të javës, por nga vëzhgimi i “BOOM”, gjatë ditëve të fundjavës dhe pas orarit zyrtar, e-kioskat që ndodhen në oborret e njësive administrative nuk mund t`i përdorësh dot, pasi dyert e njësive janë të mbyllura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME