Categories Lajme

BOOM: Dy motrat 40 vite të ‘ngujuara’ në një dhomë, shteti i refuzon kujdestarinë

Emisioni “BOOM” në RTV Ora solli mbrëmjen e sotme një rast tejet të rëndë të dy motrave Suzana dhe Albana Karaboja, 50 dhe 48 vjeçe, të cilat kanë rreth 40 vite që dergjen në shtrat pa patur mundësi të shohin dritën e diellit.

Fëmijëria e dy motrave ka qenë normale deri në klasë të tretë kur ndjenë për herë të parë dridhje në trup, e cila u pasua me shembje në toke.

Mamaja e dy vajzave  në vitet ’90 u detyrua të shiste shtëpine me shpresën se në Itali  diagnoza e vajzave “epilepsi komplekse” do të gjente zgjidhje, por u zhgënjye dyfish pasi harxhoi çdo qindarkë në shtetin fqinj për  kurimin e vajzave  dhe zgjidhje nuk mori.

Ndërkohë që u kthye në Durrës dhe pas humbjes se shtëpisë u detyrua të jetonte me qira.

Sot 77 vjeçe dhe e sëmurë, ajo duhet tu shërbejë dy vajzave.

Sadete Karaboja: Në moshën 9 vjeçe, shkoi vajza në shkollë dhe ra nga shkallët. Filluan dridhjet. Shkonte në shkollë pavarësisht kësaj. Në të njëjtën moshë i filluan dhe vajzës tjetër. Tani jam 77 vjeçe, nuk marr kujdestari për vajzat sepse Jera Kruja ka vendosur që këto janë grup i dytë. Nuk kam mundësi tu bëj shërbim, jam e vjetër, me trompozë, nuk më punon një dorë. Me vështirësi ju jap ilaçet dhe i ushqej me një dorë. I laj me peshqir aty në vend ku janë, me plasmas nga poshtë. Mirë me këto halle, por kam mbetur pa shtëpi se e shita shtëpinë për kurim. Na dhanë shpresë në Itali se do të dilte një ilaç më vonë, 30 vjet që presim dhe nuk doli ai ilaç. Meraku im është vetëm të marr një shtëpi sociale dhe kërkoj kujdestari për vajzat.

Është e tmerrshme te mendosh që shteti këtyre  2 vajzave nuk u jep pagesë për kujdestari.

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME