Categories Lajme

BOOM: Nëna lind fëmijën gjatë tërmetit, mjekët heronj nuk e braktisin

Tërmeti i ndodhur disa ditë më parë  nuk solli vetëm demtime  materiale, por  nxori në pah edhe frymën e sakrificës dhe vetëmohimit  që  kanë mjekët.

Emisioni “BOOM” solli dëshminë eksluzive të Flutura Dokos, nenës që ishte në sallën e operacionit ndërkohe qe tërmeti  ka lëkundur godinën e materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Jeta e nënës 24 vjeçare ishte ne dorë te mjekëve, ndërkohë që  përgjegjësia  e bluzave të bardha  mbizotëroi mbi instiktin për  tu larguar, por vijuan operacionin edhe pas 2 lekundjeve të tjera të tërmetit.

Flutura Doku: “Isha në sallë të operacionit, sapo kishte lindur goca. Vajzën e larguan kur mbaroi lëkundja dhe duke më nxjerrë mua vazhduan lëkundjet e tjera. U futëm prapë brenda. Doktoresha që ndenji aty kur dolëm nga salla, ra lëkundja e tretë, ajo nuk pranoi të dalë jashtë. I thashë dil, dhe më tha unë dy fëmijë kam, si brenda këtu me ju, si jashtë, njëlloj më mbyt tërmeti.Nuk ka lëviz.”

Ndërsa doktori Ernald Zeqja, i cili së bashku me stafin e tij ishin në sallën e lindjes në atë moment tregon sesi arritën të menaxhonin situatën pavarësisht panikut që ishte prezent.

Lidhjen e mjekut me pacientin ai e sheh aq të fortë sa edhe në situata të tilla delikate si tërmeti, instikti njerëzor nuk mbizotëron ndaj përgjegjësisë.

Ernald Zeqja: “Ne ishim në një moment delikat të operacionit, bebi kishte dalë dhe ishim në një moment të vështirë, kur filluan dridhjet e forta. Pacientja e ndjeu që diçka po ndodhte dhe thoshte mos më lini, mos e lini bebin. Kishte hallin e vajzës. Ishte mjeku anestezit nga ana e saj që e siguronte se ne ishim aty dhe po bënim punën. 20 sekondëshi ishte sa një përjetësi. Por instikti i mjekut është që të rrijë afër pacientit, është e habitshme.

Nuk patëm asnjë instikt për të ikur, siç kishte ndodhur në Tiranë me ikje masive. Tërmeti i dytë na kapi sërish në sallë. Tani duket shumë e lehtë, por atë moment nuk dinim asgjë çfarë po ndodhte, do rrëzohet ndërtesa, tavani, nuk dinim asgjë çfarë bëhej me familjet tona, njerëzit tanë, ndjesi paniku e pazakontë, por që u menaxhua shumë mirë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Brigjet e lumit Kir mbushen me mbetje, qytetarët e papërgjegjshëm e kthejnë në një landfill

Si pasojë edhe e reshjeve te dendura të shiut një pjesë e bregdetit të vendit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të mbizotërohet nga dielli, ulen temperaturat

Ditën e sotme (12 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt, kush është Alket Xhixha

Alket alias Fredi Xhixha është një prej personave të arrestuar nga operacioni i zhvilluar mëngjesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Morën peng një 39-vjeçar nga Mitrovica, e dhunuan për 2 javë dhe i kërkuan 70.000 euro për lirimin, arrestohen tre persona, banues në Vlorë

Policia ka arrestuar tre persona që morën peng një 39-vjeçar nga Mitrovica, të cilit i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat…

LEXO ME SHUME