Categories Lajme

Borchardt: Ka ende punë për një sistem drejtësie të saktë

Ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt thotë se ka ende punë për të bërë për ta pasur një sistem drejtësie të saktë. Borchardt përmendi vettingun si ndryshim në sistemin e drjetësisë. Ai shpreson që së shpejti të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar që të kemi sistem drejtësie të saktë, ka nisma që shkojnë paralelisht. Ne i dimë ndryshimet me të cilat po shkon sistemi i drejtësisë shqiptarë.

Vettingu vazhdon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë shpresojmë se do të bëhet funksionale së shpejti. Organet kundër korrupsionit, siç është SPAK, psh do të formohen ende.  Këto përpjekje janë të favorshme për të forcuar gjyqësorin shqiptar dhe për të përmirësuar besimin. OSBE mbështet organet e qeverisjes gjyqësore dhe gjykatat vendase në këto përpjekje”, theksoi Bernd Borchardt.

Në konferencën e parë rajonale për administrimin e Gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve, diplomati i OSBE përmendi tre shembuj për të thënë se projekti “drejtesi pa vonesa” eshte nje histori suksesi.

Flasim për gjykatën e Krujës, vetëm pas 6 muaj pas zbatimit të projektit “drejtësi pa vonesa” kohëzgjatja e e gjyqeve penale u ul nga 135 ditë nga 45 ditë. Secili gjyqtar pati mundësinë të bënte dyfishin e çështjeve gjatë kësaj periudhe.

Në Korçë numri i seancave jo produktive ra nga 35 % në 2%; Në Lezhë numri mesatar i seancave u ul me gati 50%; Këto janë vetëm 3 shembuj të historisë së suksesit”, u shpreh ambasadori Bernd Borchardt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME