Categories Lajme

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten karburantet nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Nafta ulet me 3 lekë, benzina me 1 lekë dhe gazi me 9 lekë.

Kështu çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, nga 177 që ishte, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, nga 178 që ishte, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë, nga 75 që ishte, dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME