Categories Lajme

Bordi vendos ÇMIMET e reja: Nafta do të shitet me 219 lekë, gazi i pandryshuar, bie dhe benzina

Një litër naftë nga pasditja e sotme do të shitet me 219 lekë, duke shënuar një ulje prej 4 lekësh. Ndërkohë, benzina do të shitet më lirë, për 195 lekë/litri, kurse gazi mbetet i pandryshuar.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

*Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Deklarata e Bordit të Transparencës:

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME