Categories Lajme

“Borxhi 21 mijë €”/ Biznesmeni Armando Lilo që i rrezikon karrierën gjyqtarit Besnik Muçi

Lilo, pronari i kompanisë “Arlis Ndërtim”, po e çon Muçin drejt shkarkimit pasi i ka kërkuar t’i kthejë borxhin prej 21 mijë eurosh që sipas biznesmenit, gjyqtari ende nuk ia ka shlyer nga blerja e banesës që ka bërë gjyqtari në pallatet e tij.

Dosja.al sjell detaje për Armand Lilon, biznesmenin e fuqishën në Tiranë që ‘mori në qafë’ gjyqtarin Besnik Muçi, i cili po përballet me Kolegjin e Apelimit në kuadër të procesit të Vettingut.

Armand Lilo

Besnik Muçi

Problemi në fakt nuk qëndron tek borxhi, por tek telashet me ligjin që ka pasur biznesmeni Lilo ndër vite.

 

Dosja.al mëson se Armand Lilo është pronari i mjetit luksoz të llojit “Range Rover” me targa ‘AA718OS’, më të cilin udhëtonte Orest Sota, i riu nga Elbasani të cilit iu gjetën 863 mijë euro, dy patentat dhe licensat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

LEXO EDHE  Pas Veselit, thirret në Hagë ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë

Orest Sota

Sota në atë kohë deklaroi se patentat e Tahirit i kishte lënë shoferi i Tahirit në makinë, me të cilin kishte miqësi.

Emri i biznesmenit nga Pogradeci u bë fillimisht publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por lidhjet e Armand Lilos me politikën nuk mbarojnë këtu…

Sipas një investigimi të bërë nga “Top Story”, Lilo është është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Madje në momentin që, filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-Uzinës, mbi lulishten  15,500 metra katror, lejen e siguroi pikërisht nga dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë Tiranë.

  

Siç shihet edhe në dokumente leja e ndërtimit për kompleksin Square 21 është firmosur më datë 21 Shkurt 2017, nga Baboçi.

Nisja e punimeve bëri që dhjetëra banorë të zonës të protestonin për prishjen e lulishtes por pavarësisht kësaj ndërtimi i këtij kompleksi vazhdoi dhe në momentin që flasim punimet vazhdojnë./Dosja.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME