Categories Lajme

Braçe me 2 maska, qeni s’pushon, Rama kosh e batuta: Si s’u lodhe? Banorja: Mbylleni më shpejt

Kryeministri Edi Rama sot u zhvendos në Lushnje për të inspektuar disa rrugë, por edhe infrastrukturën në shkolla. Ai tha se ka përfunduar rindërtimi i të gjitha rrugëve lidhëse rurale të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë, duke lehtësuar plotësisht lëvizjen e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë. Edi Rama shoqërohej nga Erion Braçe, i cili kishte vendosur dy maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Gjatë takimeve me banorët, Rama u përball me një kërkesë nga një grua për orarin e mbylljes. “Kam një kërkesë; kam kaq vite që vete te fruta perime në treg dhe ai orari meqë ishte pandemi, të bëhet sa më i shkurtuar, 6-8, që të mbarojmë punë shpejt të shesim edhe të mos rrimë kështu si tani, më të shkurtuar” i kërkoi ajo.

Ndërsa kryeministri u përgjigj “Halle halle kjo dynja, ca e duan më të gjatë, ca më të shkurtuar, hajde gjeje”. “Na hoqe çizmet” i tha një banor, referuar rrugës së re. Ecjen në rrugën e re të kryeministrit e shoqëroi e lehura e një qeni që nuk pushoi, ndërsa Rama bëri një batutë “Si s’u lodhe more, si s’u lodhe, cfarë e ke këtë?”, i tha ai të zotit.

Më pas Rama ishte në Kolonjë, Lushnje, në shkollën që sipas tij ka rilindur si qendër komunitare. Në hyrje të shkollës, atij iu mat temperatura, ndërsa në palestër bëri një kosh dhe kishte disa sugjerime për stafin./ db/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME