Categories Lajme

Brahaj: Tenderimet për rindërtimin po shkojnë shumë keq

Për drejtoren Ekzekutive të Institutit Shqiptar të Shkencave në Open Data Albania, qeveri po mundohet të shmangë çdo rregull dhe çdo legjislacion të prokurime publike. E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ajo tha se në lidhje me rindërtimin, këto tenderime po shkojnë shumë keq, pasi qeveria ka vendosur afate qesharake prej 9 ditësh.

Aranita Brahaj: Qeveria po mundohet që të shmangë çdo rregull dhe çdo legjislacion të prokurime publike, duke përfituar nga kjo situatë, përmes akteve normative, që të krijojë disa procedura dhe afate, që nuk janë transparente dhe që nuk ofrojnë asnjë garë për bizneset që të marrin pjesë në garë, nuk japim mundësi që të ketë efiçensë buxhetore. Qeveria ka përdorur akte normative, duke u mundur që të futet edhe te sektori i prokurimeve publike. Unë kam një lajm të keq në lidhje me rindërtimin. Këto tenderime po shkojnë shumë keq, pasi qeveria në një akt normativ në dhjetor vendosi që të bërë një procedurë që nuk është e rregullt dhe ligjore. Pra është një procedurë e kufizuar, nuk ka garë, por u kërkohet bizneseve që të shprehin interesin e tyre dhe pasi qeveria bën përzgjedhjen e kontraktorëve. Qeveria ka shkelur çdo lloj afati. Jemi duke publikuar tendera për shprehje interesi në Financial Times dhe kanë afate qesharake dhe procedura jo të saktë. P.sh rindërtimi i banesave për bashkinë e parasë kanë afate qesharake 9 ditë.  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë

Ish-shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho është dërguar për gjykim, ndërsa akuzohet se lejoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vidhnin në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojen, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi dyshohet se janë autorë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Java që vjen pritet të jetë e ftohtë dhe do të ketë reshje bore, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me rreth 100 plumba, policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekësia në zi, komuniteti humb një njeri të mrekullueshëm, ndahet nga jeta doktori i njohur

Lushnja dhe mbarë komunitet shëndetësor janë në zi. Është ndarë nga jeta një njeri i…

LEXO ME SHUME