Categories Lajme

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë

Ish-shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho është dërguar për gjykim, ndërsa akuzohet se lejoi kalimin e 26 kg kanabis nga kufiri drejt Greqisë.

Prokuroria e Korçës i ka dërguar dosjen gjykatës dhe për gjykim çon edhe një tjetër bashkëpunëtor të Pashos, të dy të akuzuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë dërgon në gjyq ish shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, Stilian Pasho dhe shtetasin E.G. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1207 të regjistruar pas informacioneve të mbërritura në rrugë operative se punonjësi i policisë, Kryekomisari Stilian Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, është i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, prokuroria provoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër të hetuar, E.G. lejonte transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë”, njofton Prokuroria e Korçës.

Rasti i ish-shefit të Kufirit në Korçë bëri bujë në media, pasi ai favorizoi hapur Lorenco Likën që të transportonte 26 kg kanabis drejt Greqisë. Pasho jo vetëm që nuk lejoi punonjësit e tjerë të policisë që të ushtronin kontroll ndaj makinës së mbushur me kanabis, por që të sigurohej për kalimin e drogës hipi në të njëjtën makinë me trafikantin derisa e kaloi në territorin grek. Më pas, vetë Pasho u kthye në territorin shqiptar në këmbë.

Prokuroria e Korçës thotë se nga hetimet ka rezultuar se ish-shefi i Kufirit në bashkëpunim me ikën dhe personin tjetër të dërguar për gjykim, por edhe me persona të tjerë të paidentifikuar, realizuan qëllimin e tyre për të trafikuar drogën drejt Greqisë. Nëse kanabisi do të hidhej në treg do kapte vlerën  75.000 – 117.000 euro.

“Ky punonjës policie me veprime konkrete dhe në kundërshtim me atributet që i jep ligji, ka bashkëpunuar duke favorizuar shtetasin Lorenco Lika në kalimin e kufirit në Kapshticë pa i’u nënshtruar kontrollit kufitar, duke urdhëruar dhe ndikuar tek vartësit e tij që mos kryenin kontroll. Shtetasi në fjalë, u kap më pas nga pala greke me 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezultoi e provuar se këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin Lorenco Lika të arrestuar në Greqi dhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë realizuar një qëllim të përbashkët kriminal duke bërë të mundur trafikimin nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Greqisë, të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 – 117.000 euro”, njofton Prokuroria e Korçës.

Lorenco Lika që drejtonte makinën me 26 kg kanabis është arrestuar në Greqi, ndërsa më 30 nëntor 2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u vu në pranga ish-shefi i Kufirit Pasho. Droga ishte fshehur në depozitën e impiantit të gazit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME