Policia e Lushnjës ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e një nëne e cila ka braktisur fëmijën e saj.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se po punohet për kapjen e S. Ç., 24 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Ndërkohë, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.
Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 27.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetases S. Ç., vjeçe 24, banuese në fshatin Çermë, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Neni 124
Braktisja e fëmijëve të mitur
(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)
Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.