Categories Lajme

Medalje për 26 pjesëtarë të Forcave të Armatosura

Njëzet e tre ushtarakë të gradave të ndryshme dhe 3 civilë që punojnë në strukturat e Forcave të Armatosura u nderuan me medalje nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ushtarakët dhe civilët u nderuan me motivacione të ndryshme, që nga trimëria e deri te kontributi për arritje të veçanta.

Ministrja Xhaçka falenderoi ushtarakët dhe civilët për bashkëpunimin për t’i shërbyer vendit dhe komunitetit.

“Secili prej jush, e pa diskutim çdo efektiv i FA e punonjës i kësaj Ministrie, më keni ndihmuar për të shtyrë përpara reformat në sektorin e mbrojtjes, për të mbështetur djemtë dhe vajzat tona në uniformë brenda dhe jashtë kufijve, për t’i ardhur në ndihmë çdo familje shqiptare në vështirësi për shkak të motit të keq apo temperaturave të larta, si institucion përgjegjës tanimë për emergjencat civile.

Ka një fakt që nuk duhet mohuar e madje duhet përsëritur me zë të lartë: sado të përpiqemi për të modernizuar Forcën të Armatosur, sado mangësi të përkohshme të kemi në punën tonë, asgjë dhe askush nuk e zëvendëson pasurinë më të madhe që Forca e Armatosur ka, dhe kjo pasuri janë njerëzit e saj”.

Ministrja Xhaçka përmendi gjithashtu arritjet ushtarake gjatë vitit 2018, duke veçuar medaljen e bronzit që komandot fituan në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME