Categories Lajme

Presidenti Trump kërcënon se do të mbyllë kufirin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kërcënoi të premten se do të mbyllë kufirin jugor të SHBA, nëse Kongresi nuk pajtohet të ofrojë 5 miliardë Dollarë fonde për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën.

Ndërtimi i këtij muri ka qenë ndër premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore.

“Ne do të detyrohemi të mbyllim krejtësisht kufirin jugor nëse demokratët pengues nuk na japin paratë për të përfunduar murin dhe gjithashtu të ndryshojmë ligjet qesharake të emigracionit “, shkroi Trump në Twitter. “Ose e ndërtojmë murin ose e mbyllim kufirin”, shtoi ai.

Presidenti republikan gjithashtu përsëriti kërcënimet për të ndalur të gjitha ndihmat e SHBA në Honduras, Guatemala dhe El Salvador, të cilat ai tha se nuk po bënin asgjë për të ndaluar rrjedhën e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënës i udhëheqësit të demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer tha të enjten se republikanët dhe demokratët ishin ende shumë larg në përpjekjet për të zgjidhur mbylljen e qeverisë, e cila filloi të shtunën.

Demokratët kanë ofruar mbështetje për 1.3 miliardë Dollarë në fonde për sigurinë e përgjithshme kufitare, por kanë kundërshtuar ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME