Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i Arratisjes”, ai ishte marrë i pandehur nga prokurori i kryeqytetit, Arjan Përmeti.

Në dosjen që Top Channel disponon, tregohet se dosja ndaj 48-vjeçarit i është dërguar Gjykatës së Tiranës në fund të muajit korrik, pak ditë përpara se atij t’i vendoseshin prangat.

Konkretisht, Ylli Zalla akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe prodhim e shitje narkotikësh, akuza për të cilat më 7 qershor Gjykata e Tiranës ka shpallur arrest në mungesë, duke mos e lënë çështjen kundër tij si të vetmen ndaj një të dyshuari.

Duke iu referuar dosjes, gazetarja Anila Hoxha shpjegon se çështja ndaj tij nisi pas vrasjes së Gilmando Danit. “Mbi bazën e të dhënave të siguruara, në vijim të dosjes janë thirrur dhe intervistuar banorë të zonës ku ka ndodhur ngjarja, si dhe banorë të zonës ku autorët kanë braktisur dhe djegur automjetin”.

Në këtë kuadër, gjatë veprimeve verifikuese është thirrur në cilësinë e personit të dijenisë edhe Ylli Zalla, ndaj policia ka shkuar në banesën e tij dy ditë pas vrasjes së Gilmando Danit. Prokurori thotë në dosje se oficerët kontaktuan në telefon me Zallën, i cili u ka thënë “do të paraqitem”. Por më pas ka ndërprerë komunikimin me policinë dhe nuk ka shkuar në banesën e tij.

Më pas rezulton se policia ka kërkuar praninë e prindërve të Zallës, që jetonin aty pranë, për të kryer kontrolle. Sipas procesverbaleve, u gjetën armë dhe sende të tjera, si dylbi, pajisje me lëndë plasëse të improvizuar dhe granata dore, që u asgjësuan nga RENEA, si dhe telefonë, armë automatike dhe drogë.

Policia sekuestroi edhe një letër të shkruar me dorë, ku shkruhej: “Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes me telin”.

Prokuroria bazohet gjatë hetimeve në ekspertizat teknike të urdhëruara, duke konstatuar se një nga pajisjet ishte bërë me gyp ndezës dhe e aftë për shpërthim. Ndërsa bomba e dytë, e instaluar me telefon, është konsideruar nga eksperti si e paaftë për shpërthim, megjithëse tritoli dhe detonatori i instaluar në të janë vlerësuar si të shpërthyeshëm me vonesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME