Categories Lajme

Braktisen tokat në Spille e Kryevidh të Rrogozhinës, fermerët: Shkak mungesa e sistemit te vaditjes

Dhjetëra fermerë të zonës bregdetare të Spillesë e Kryevidhit në bashkinë e Rrogozhinës kanë braktisur tokën bujqësore.Me qindra hektarë toke prej vitesh është lënë nga ato djerr. Fermerët që i kanë në pronësi këto sipërfaqe toke shprehen se shkak për lënien djerr është bërë mungesa e sistemit te vaditjes dhe kullimit të ujit.

Për këtë arsye ata kërkojnë vëmendjen e shtetit për të ndërhyrë në sistemin e kullimit dhe atë të ujitjes në mënyrë që qindra hektarë tokë të ju shërbeje atyre për të kultivuar në to kultura të ndryshme bujqësore. Gjithashtu fermerët kërkojnë edhe suvencione më të larta si dhe uljen e çmimit të naftës dhe imputeve bujqësore siç janë plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët.

“Fermerë  Para 10 vitesh e kam punuar por duke ardh e pashë se më shuëm kushtonte nafta sesa prodhimi që bëja unë. Pa vaditje këtu nuk bëhet gjë. Suvencione nuk kemi parë ndonjëherë. Këtu nuk kemi parë asnjëgjë. Këtë kanalin nuk e mbaj mend ndonjëherë të pastrohet. Edhe sistemi ka qenë bërë shumë kohë më parë poe po falimenton. Fshatari nuk ka asnjëlloj fitimi. Nafta ëshët në stratosferë. Kostoja me humbje. Jemi detyruar ta lëmë pa punuar. Shqipëria është ku thërret qameti. Bujqësia është drejt falimentimit dhe fshatrat po braktisen.”

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto problematika, edhe ura e cila shërben për kalimin e makinerive në tokat bujqësore nga dita ditës mund të shembet për shkak të amortizimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME