Categories Lajme

Braktisi 2 fëmijët e mitur, procedohet nëna 37-vjeçare në Korçë

Policia e Korçës ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 37-vjeçare e cila ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj”, sqarohet në komunikatën e policisë.

Po ashtu, blutë e këtij qyteti njoftojnë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin pas verifikimeve rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Helmës, pasi dyshohet se ka prerë një sasi drush, në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. H., 57 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, babë e bir, të dy banues në Maliq, pasi dyshohet se kanë fyer, kanosur dhe goditur me grushte, një 58-vjeçar;

-A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi në fshat, dyshohet se i ka vjedhur 2 bagëti të imëta, një 61-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME