Categories Lajme

Brataj: Nuk dua të jem para zgjedhjes, kë duhet të shpëtoj

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tha se hapje duhet të kryhet me faza, nisur edhe nga fakti që inkubacioni i virusit është një periudhë të paktën dy javore. Brataj nuk i cilësoi të ekzgjeruara masat e marra nga shteti shqiptar, ndërsa tha se ka qenë pikërisht efekti i tyre që solli në këtë rezultat, ndërsa tha se ai nuk dëshiron të gjendet në situatën që të zgjedh cilin pacient do shpëtojë. “Inkubacioni është dy javë, ndaj dhe fazat e lirimit janë me afat dy javor, nuk mund të kemi hapje të menjëhershme. Unë si mjek nuk dua të gjendem asnjëherë në situatën që të zgjedh kë do shpëtoj. Ndoshta ne jemi në një moment që shumë kushte na favorizojnë dhe do të lehtësohen masat”, tha Brataj.

Fevziu: Në gjykimin tuaj a e kemi ekzagjeruar me rrezikun?

Brataj: Jo nuk e kemi ekzagjeruar sepse kemi këto rezultate, po të kishim 400 të vdekur nuk do na shkonte mendja të flisnim për ekzagjerim.

Fevziu: A vlen gjithë kjo mbyllje e madhe , në raport me kaq dëme sa ka patur në Shqipëri?

Brataj: Ky virus vjen për herë të parë, nuk e njohim. Që ti të arrish imunizimin duhet të kalosh 70 apo 80 përqind, nuk është gripi që vjen çdo vit dhe kap 10%. Ne nuk e dimë akoma përfundimin e kësaj sëmundjeje, sa është vdekshmëria , kush është terapia, nuk kemi një vaksinë.

Fevziu: Si shpjegohet që nuk patëm një kurbë të ngritur? A ka ndikuar vaksina e tuberkulozit apo e shkuara e popullit shqiptar?

Brataj: Ne flasim me çfarë njohim, ato janë të gjitha hipoteza. Përgjithësisht Ballkani ka një infektivitet më të ulët se sa Europa dhe bota. Çdo virus që del krijon edhe shtamet ose mutacionet. Derisa nuk e kemi të faktuar, unë mendoj që është një faktor, por mendoj se masat e marra e ndikuan këtë kurbë. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME