Categories Lajme

Brataj tregon pas sa ditësh jep efekt injektimi

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Teksa iu referua rastit të infektimit pas vaksinimit të mjekut Pëllumb Pipero, Brataj shpejgoi dhe kohën kur nis efektin vaksina pasi është injektuar në trupin e njeriut.

Brataj tha se pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në trupin tonë krijohen anti-trupa, por jo mjaftueshëm sa për të na mbrojtur nga COVID-19. Sipas Brataj, edhe pasi është marrë doza e dytë e vaksinës trupi ynë nuk është i mbrojtur. Ai theksoi se vaksina e mbron organizmin e njeriut nga COVID-19 pas 28 ditësh.

I ndalur tek vaksinimi në vendin tonë, Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare tha se deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë  rreth 600 persona.

“Doktor Pipero ka qenë dhe në ditën e fundit nga më të rrezikuarit se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izreal ka më shumë raste pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të  popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë. Atë që dua të them është fakti që dallimi midis vaksinave dhe efekteve që ato japin.

Në ditën e 7 dhe 17 me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë diosa anti-trupa nuk mjaftojnë për mbrojtjen ndaj virusit. Vaksina MRNA që iu injektohet personave nuk është virus por janë përbërje proteinike të virusit të cilat nuk shkaktojnë COVID-19. Por, edhe pas bërjes së dozës së dytë nuk je i mbrotjur nga COVID-19, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur nga virusi.”-tha Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME