Categories Lajme

Brenda shkurtit përfundon rehabilitimi i kalatës së trageteve në Sarandë

Në Sarandë, investimet portuale dhe infrastrukturore pritet të zgjerojnë impaktin e zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë për këtë rajon. Gjatë  muajin shkurt përfundojnë punimet për rehabilitimin e kalatës së trageteve ne Portin detar të Sarandës, në jug të vendit, me një fond prej 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Drejtori i Portit Detar Alket Qëndro, tha për ATSH-në se “zbatimi i Projektit “Rehabilitimim i  kalatës së trageteve RORO”,  ka si qëllim ndërhyrjet në thellim të ujërave përreth kalatës, nisur nga nevoja për përpunimin e  anijeve me kapacitete më të mëdha, krijimin e kushteve të domosdoshme  për lundrim të sigurt në port duke mbajtur parasysh infrastrukturën ekzistuese të amortizuar të kalatës ekzistuese”.

Sipas Qëndros, investimi i ri në portin e qytetit bregdetar të Sarandës, përfundojnë brenda muajit shkurt 2021. Ndërsa punimet janë përqendruar në gërmimin me 4 deri 5 metër thellësi të zonës së bregut të kalatës dhe largimin e rreth 2500 m3 mbetje detare .

Disa procese të investimit  kanë konsistojnë në hedhjen e shtresave të betonimit në sheshin e kalatës dhe rehabolitimin e infrastrukturës përkatëse të ndriçimit, kanalizimeve, etj. Ndërkohë që ndërtimi dhe zgjatja e kalatës nr 2 në Portin e Sarandës, ka krijuar mundësinë e ankormit të kroçierave të mëdha turistike. “Aktualisht, bëri të ditur për ATSH-në, Qëndro, ka përfunduar projekti për ndërtimin dhe zgjatjen e kalatës nr 2 të trageteve, në rreth 450 metër gjatësi nga 180 metër që ishte më parë duke krijuar mundësinë e ankorimit të kroçierave të mëdha turistike në Portin detar të Sarandës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME