Categories Lajme

Breshani, turizmi i sivjetshëm duhet të mbështet tek turizmi vendas

Dëmi i cili i ka shkaktuar Covid19 bizneseve në qytetin e Vlorës është i pallogaritshëm, fakt të tillë e ka konfirmuar kryetari i dhomës së tregëtisë në Vlorë, Z.Arben Breshani, i cili paketat financiare të dhënë nga qeveria për biznesin e madh dhe të vogël nuk e konsideron si një ndihmë për biznesin. Sipas tij këto janë paketa sociale që ndihmojnë gjithë ata të cilët aktualisht kanë mbetur pa punë, por nuk favorizojnë vetë biznesin. Breshani komenton edhe goditjen që i ka dhënë Covid19 turizmit, sipas tij turizmi i sivjetshëm duhet të mbështet tek turizmi vendas pasi shancet që të kemi tyristë të huaj këtë vitë janë të pakta.Shancet këtë vitë janë që të kemi një turizëm në kuotën e 40 % krahasuar më një vitë më parë, por edhe që të arrihet kjo kuotë qeveria duhet të japi mbështetjen e saj enkas për biznesin kryesisht për bizneset në sektorin e turizmit.  Hotelet janë hapur tashmë në Vlorë me vendim të qeverisë, por asnjë prej tyre nuk ka punë. Prenotimin e parë e kanë në muajin shtator, sic konfirmon edhe një prej administratorëve të hoteleve në Vlorë, Luixhino Isufaj. Megjithëse kanë filluar punën ata po punojnë me vetëm 30 % të stafit, dhe kryesisht hotelin e menaxhojnë familjarisht, pasi kjo situatë për ta ngjallë shumë pasiguri. Hotelet në Vlorë të cilat janë hapur kanë marr të gjitha masat e Covid19 të parashikuara nga qeveria.100 % e tyre momentalisht nuk kanë asnjë turistë të vetëm, teksa prenotimet e para që kanë janë në muajnë shtator.Mesa duket ky sezon turistik në qytetin e Vlorës do të jetë në kushtet e mbijetesës duke shpresuar që hotelet do ti favorizoj turizmi vendas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME