Categories Kuriozitete

Brigjet e Meksikës në Paqësor mbushen me qindra breshka deti të vdekura

Të paktën 300 breshka deti kanë dalë të vdekura në brigjet meksikane të Paqësorit. Analizat paraprake sugjerojnë se breshkat ngjyrë ulliri  (Lepidochelys olivacea) ishin mbytur nga uji, tha një zyrtar i ministrisë së mjedisit të Meksikës.

Brigjet e Meksikës në Paqësor mbushen me qindra breshka deti

Zyrtari tha se ka gjasa që breshkat e detit të kishin ngecur në rrjetat e peshkatarëve ilegalë në det të hapur ose në rrjeta të tjera të braktisura që njihen në vend si “rrjeta fantazmë”.

Breshkat ngjyrë ulliri listohen si të rrezikuara nga Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës, Autoritetet thonë se popullata e tyre është duke u reduktuar, dhe ato listohen so të rrezikuara pasi lëshojnë vezët vetëm në një numër të kufizuar vendesh.

Brigjet e Meksikës në Paqësor mbushen me qindra breshka deti

Breshkat u gjetën në plazhin Morro Ayuta në Oaxaca, në brigjet perëndimore të Meksikës. Ky plazh është një nga vendet ku këto breshka bëjnë foletë për vezët e tyre. Eksperti vendas Ernesto Albavera Padilla tha se të gjitha kafshët e vdekura ishin femra. Kjo nuk është hera e parë që breshkat e ullinjta gjenden të vdekura në Oaxaca. Në vitin 2018 peshkatarët gjetën në zonë 300 prej tyre të vdekura, të ngecura në rrjetat e peshkimit.

Brigjet e Meksikës në Paqësor mbushen me qindra breshka deti

Meksika ka ndaluar kapjen e brenshkave të detit prej vitit 1990 dhe cakton penalizime të rënda për këdo që vret breshkat e detit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME