Categories Covid-19, Lajme

Britani/ Burri rrëfen si humbi gruan nga Covid-19: ja fjalët e fundit që më tha

Një grua në Britaninë e Madhe ka humbur jetën disa ditë pasi rezultoi pozitive ndaj koronavirusit ndërsa kishte vetëm kollë. Bashkëshorti i saj ka rrëfyer se si gruaja e tij, Helen, 54 vjeçe, me të cilën gëzonte 3 fëmijë, nuk arriti ti mbijetonte sëmundjes.

Gruaja ndërroi jetë më 30 Dhjetor, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar në spital. Në një intervistë për ‘Wales’, Rob Hurley rrëfeu historinë e trishtë duke thënë: “Gjërat u përkeqësuan nga dita në ditë. Erdhi një moment kur e shoqëroja në tualet, kollitej dhe më pas i binte të fikët.

Kur e ktheva në dhomë, i thashë që duhet të merrnim një ambulancë. Ajo ishte e tmerruar vetëm nga ideja se duhet të shkonte në spital”.

Një ditë pasi u shtrua në spital, mjekët i thanë Rob se Helen kishte nevojë të futej në kujdes intensiv dhe vendosi të pranonte për të mbajtur gjallë partneren e tij. “I thashë Helen se do të bëjnë më të mirën për ty dhe ajo pranoi. I thamë njëri-tjetrit ‘të dua’ dhe këto ishin fjalët e fundit që folëm”, rrëfeu Rob i trishtuar. Ai së bashku me tre fëmijët, Kyle, Carly dhe Caitlin falenderuan stafin mjekësor të kujdesit intensiv që qëndruan pranë Helen deri në momentin e fundit. T Ch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME