Categories Lajme

Britani e Madhe, Ja sa janë temperaturat

Britania e Madhe theu rekordin e saj të nxehtësisë javën e kaluar me 38,7 gradë Celsius të regjistruar të enjten në Kopshtin Botanik të Kembrixhit, njoftoi sot shërbimi kombëtar meteorologjik, “Met Office”. “Matja në Kopshtin Botanik të Kembrixhit është kontrolluar dhe përbën zyrtarisht temperaturën më të lartë të regjistruar në Britaninë e Madhe”, deklaroi “Met Office” në një komunikatë.

Ajo kalon në fakt rekordin e mëparshëm të 38,5 gradë Celsius që ishte regjistruar në Faversham, Kent, në gusht të vitit 2003. “Britania e Madhe i bashkohet Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës duke thyer rekorde kombëtare të temperaturës”, theksoi “Met Office”.

“Klima e Britanisë së Madhe është ngrohur që prej mesit të shekullit XX”, njoftoi Mark McCarthy, i qendrës kombëtare të informacionit mbi klimën, që varet nga “Met Office”, transmeton ATSH. “Ndryshimi klimatik ka rritur mundësinë dhe rrezikshmërinë e valëve të të nxehtit në Evropë, duke rritur rreziqet për temperatura prej 40 gradë Celsius në Britani të Madhe”, theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME