Categories Bota

Britania e Madhe hyn zyrtarisht në recesion

Qeveria britanike ka hyrë në recesion pas krizës së pandemisë së koronavirusit, pasi masat e rrepta të frenimit të Covid, mbyllja e bizneseve dhe reduktimi i numrit të turistëve ka bërë që ekonomia britanike të goditet rëndë.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën, ndërsa vijon ende të infektojë dhe vrasë njerëz ditë pas dite. Britania e Madhe, një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, ka hyrë zyrtarisht në recesion pas krizës së koronavirusit.

“Recesioni i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka çuar në rënien më të madhe të PBB-së tremujore. Ekonomia filloi të rimëkëmbet përsëri në qershor me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe ndërtimin e shtëpive. Përkundër kësaj, PBB-ja në qershor ende mbetet një e gjashta nën nivelin e saj në shkurt, para se të goditej nga virusi. Në përgjithësi, produktiviteti pësoi rënien e tij më të madhe të parë ndonjëherë në tremujorin e dytë. Turizmi u godit më keq, me tre të katërtat në muajt e fundit.”– ka deklaruar Jonathan Athow, zv. drejtori kombëtar në ONS. Prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani Britania e Madhe ka shënuar 312,789 të infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur 43.628 të tjerë.

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 20,526,098 persona. Ndërkohë 745,981 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 13,448,753 qytetarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME