Categories Lajme

Britania e Madhe: Nëse është e nevojshme do përdoret edhe fo rca për karantinimin e të infektuarve me virusin e Wuhan

Qeveria britanike ka urdhëruar karantinimin, qoftë edhe me forcë, të të gjithë personave që identifikohen të infektuar me koronavirusin kinez si dhe ata që përmes simptomave dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi.

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock tha se masat e reja ‘konsiderohen si një mjet efektiv për të parandaluar transmetimin e mëtejshëm të virusit’.

Burime qeveritare thanë se atyre që u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar në fluturimet e evakuimit më 31 janar iu dha një ‘zgjedhje shumë e qartë’ dhe u duhej të nënshkruanin kontrata duke thënë se ata do të mbeten në izolim për dy javë.

Masat e fundit të qeverisë britanike vijnë menjëhërë pasi Departamenti i Shëndetësisë deklaroi sot se shpërthimi I epidemisë është një kërcënim serioz për publikun britanik ndërsa njoftoi fuqi të reja për të luftuar përhapjen. Në Mbretërinë e Bashkuar numri i personave të infektuar me virusin kinez është rritur në 11, katër prej të cilëve u identifikuan në 24 orët e fundit.

Sidoqoftë, epidemia vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Më shumë se 330 raste të infektimit janë konfirmuar në rreth tridhjetë vende dhe territore.

Në Gjermni janë konstatuar 14 raste, 12 prej të cilëve në rajonin e Bavarisë kurse Spanja ka konfirmuar rastin e dytë, i pari në ishujt Kanarie dhe i dyti në Palma de Mallorca.

Pesë raste të reja janë identifikuar si të prekur nga virusi në Francë, duke e çuar në 11 numrin e të infektuarve. Dy shkolla u mbyllën në Savojën franceze, pas konfirmimit që një nxënës 9-vjeçar i shkollës rezultoi pozitiv për testin e koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME