Në kuadër të betejës me Covid 19 Britania e Madhe ka urdhëruar prodhimin e rreth 50 milionë testeve të reja të imunitetit. Shkencëtarët e Oksfordit kanë prodhuar kite për testimin e sakte te imunitetit që do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, të cilat mund të japin rezultatet në 20 minuta. Studiuesit theksojnë 50 milione testet e reja pritet të jenë gati në qershor, ku qytetarët përmes përdorimit të tyre do të jenë në gjendje të mësojnë nëse kanë krijuar ose jo imunitet ndaj virusit, e me pas mund t’i kthehen jetës sociale si normalisht.
Këshilltari shkencor i qeverisë, Sir Patrik Vallance muajin e kaluar tha se mbajtja e numrit të viktimave nën 20 mijë, do të ishte një rezultat i mirë. Testet e reja të imunitetit pritet të kushtojnë 10 paundë dhe janë projektuar nga shkencëtarët në Oksford. Gjithahstu bëhet me dije se testi do të jetë shumë i lehtë për tu përdorur. Mjafton një pikë gjak dhe ngjashëm si testi i shtatzanisë, nëse shfaqen dy vija pas 20 minutash njerëzit e kuptojnë se kanë antitrupat. Një vijë do të thotë se ata janë vulnerabël ndaj koronavirusit.
Sipas planit, përdoruesit do të fotografojnë testin dhe do t’ua dërgojnë atë një njësie qendrore që do të fusë detajet në bazën e të dhënave. Për Britaninë ky nuk është i vetmi lajm i rëndësishëm. Kryeministri Boris Johnson do të rikthehet në punë të hënën, duke rimarrë në duar kontrollin e luftës kundër pandemisë. Siç thanë bashkëpunëtorët e tij, numri një i Londrës po pret më padurim të udhëheqë betejën kundër virusit që për pak i mori jetën.