Categories Lajme

Britania fillon provat klinike për trajtimin me remedesivir të pacientëve

Nga VOA- Ministria Britanike e Shëndetësisë njoftoi të martën për fillimin e provave të reja klinike të trajtimit me ilaçin antiviral remdesivirit të pacientëve me Covid-19. Në konferencën e tij të zakonshme për koronavirusin në Londër, Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock i quajti provat klinike për ilaçin premtues si “ndoshta hapin më të madh përpara në trajtimin e koronavirusit që prej fillimit të krizës.” Ai tha se përparësi për këtë trajtim do të kenë rastet në të cilat përfitimi është më të madh.

Ilaçi remdesivir, i prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead, u miratua për trajtimin e pacientëve amerikanë me Covid-19 në fillim të këtij muaji pasi provat klinike nga Instituti Kombëtar i Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive (NIAID) treguan rezultate pozitive. Pak kohë më vonë, edhe Japonia e miratoi me një procedurë të shpejtë përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19. Drejtori i Institutit Kombëtar të Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr. Anthony Fauci, tha se ilaçi rezultoi efektiv në shkurtimin e kohës së shërimit të pacientëve me Covid-19, dhe megjithëse nuk ofron “shërim të plotë”, ai mund të ofrojë një trajtim i dobishëm. Ministri britanik i Shëndetësisë, Hancock gjithashtu njoftoi se të hënën u raportuan 134 vdekje nga Covid-19 në të gjithë Britaninë. Dhe për herë të parë që nga 18 marsi, në Irlandën Veriore nuk u regjistruan asnjë vdekje nga koronavirusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME