Categories Lajme

Britania heq karantinën për disa vende, çfarë vendimi mori për Shqipërinë

Britania e Madhe vendosi të heqë karantinën 14 ditore, të detyrueshme deri më tani për personat që mbërrinin nga jashtë, por kjo nuk i prek të gjithë ndërsa pjesë e vendeve që nuk përfitojnë nga kjo është edhe Shqipëria. Nëse deri tani ishte rregulli që shtetasit e huaj të karantinoheshin 14 ditë, për një listë shtetesh Britania ka vendosur që duke nisur nga 10 korriku, udhëtarëve nuk do t`i duhet të qëndrojnë për dy javë të izoluar.

Ndërkohë, në rajon, Serbisë, Greqisë dhe Kroacisë i është hapur drita jeshile, ndërsa Shqipëria mbetet jashtë bashjkë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Britani është ndër vendet e fundit në Europë që mori masa izoluese pas shfaqjes së koronavirusit, ndërsa është kthyer në një nga vendet më strikte sa i përket hyrjeve dhe daljeve nga vendi.

Kryeministri Boris Johnson përsëriste se të gjitha masat janë fleksibile, dhe mund të kthehen mbrapa. Sipas këshilltarit për mjekësi në qeverinë britanike, Chris Whitty, lehtësimi i masave përfaqëson “balancim të arsyeshëm të rrezikut”.

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, ministri i parë i Uellsit, Mark Drakeford dhe Arlene Foster nga Irlanda Veriore, sakaq kanë këmbëngulur se masa e distancimit fizik prej dy metrash do të vazhdojë të mbetet në fuqi në vendet e tyre. Mbretëria e Bashkuar numëron deri tani 283 mijë infektime nga koronavirusi e gati 44.000 vdekje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME