Categories Lajme

Britania prezanton masa të reja kufizuese, do të mbesin në fuqi

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka paralajmëruar britanikët të martën se nuk duhet të presin kthimin në një normalitet social për së paku gjashtë muaj, ndërsa ka vendosur masa të reja kufizuese me të cilat Qeveria shpreson të ndalojë hovin e përhapjes së koronavirusit, shkruan agjencia AP.

Duke thënë se Britania duhet të veprojë apo të përballet me një valë të dytë masive të COVID-19, Johnson, ka prezantuar një pako të re të masave kufizuese përfshirë mbylljen e pabeve, restoranteve dhe vendeve tjera të argëtimit në Angli nga ora 22:00 deri në ora 5 të mëngjesit dhe i ka bërë thirrje njerëzve të punojnë nga shtëpia kur kjo është e mundur.

Johnson vetëm pak javë më herët kishte inkurajuar punonjësitë të dalin në zyra në mënyrë që qendrat e qytetit të mos bëhen qytete fantazmë. Ai kishte shprehur shpresën se shoqëria mund t’i kthehet normalitetit para Krishtlindjes.

Por, në një ndryshim të madh të mendimit, Johnson ka thënë të martën se për tash “virusi është fakt në jetët tona”. “Ne nuk do të kursejmë angazhimin për të zhvilluar vaksinat, tajtimet dhe forma të reja të testimeve masive, por përderisa të bëjmë një përparim në këtë drejtim, ne duhet të llogarisim se kufizimet që kam prezantuar do të mbesin në fuqi ndoshta për gjashtë muaj”, i ka thënë Johnson deputetëve britanikë.

Vendimi ka ardhur vetëm një ditë pasi ekspertët mjekësorë në Britani kishin thënë se nëse nuk merren masa atëherë deri në mesin e tetorit do të mund të ketë nga 50 mijë raste të reja ditore me koronavirus. Të martën në Britani janë regjistruar 4926 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë regjistruar 37 të vdekur nga COVID-19, shifra më e lartë e të vdekurve në 24 orët që nga korriku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME