Categories Kuriozitete

Bualli 2 milionë dollarë – pronari tregon se me çfarë e ushqen kafshën që peshon 1,300 kilogramë

Kafsha që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e vizitorëve gjatë një panairi vjetor në Pushkar të Indisë është një racë Murra e buallit me emrin “Bhima”. Sipas mediave të huaja, ky buall peshon 1.300 kg dhe është i vjetër gjashtë vjeç e gjysmë. Kafsha është vlerësuar si shumë interesante dhe kjo është paraqitja e saj e dytë në panairin vjetor.

Ky buall unik u soll nga Jodhpur në Pushkar me ndihmën e pronarit të tij, Jawahar Lal Jangid, djalit të tij Arvind Jangid dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Në ditën e parë, njerëzit bënë një shëtitje për të kapur pamjet e kafshës.

Arvind tha që bualli ushqehet një kilogram “Ghee” (Ghee është një klasë e gjalpit të sqaruar që origjinën në Indinë e lashtë), gjysmë kilogram gjalpë, 200 gramë mjaltë, 25 litra qumësht – dhe jo vetëm.

“Para se të vinim në këtë panair, ne morëm një ofertë për këtë buall, por nuk duam ta shesim. Edhe në panair, buallet nuk janë në shitje, por vetëm me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të racës Murra”, tha Arvind, përcjell telegrafi. Por, çfarë bën përshtypje është fakti se, së paku sipas një përshkrimi të një videoje të publikuar nga Zëri i Amerikës, vlera e kësaj kafshe arrin në 2 milionë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME