Legjenda e Romës, Françesko Totti ka dhënë një deklaratë interesante për ish-bashkëlojtarin e tij të kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon.
”Princi” i Romës është i mendimit se portieri i Juventusit nuk ka qëllim që së shpejti të tërhiqet nga futbolli. “Gigi dëshiron të luajë deri në 50 vjeç. Mendoj se nuk do të jetë problem që ai të mbetet në terren të paktën edhe dy apo tre sezone”, ka thënë Toti në intervistën së bashku me Fabio Kanavaro.
Buffon është 42 vjeç dhe shpreson se do ta rinovojë kontratën me “bardhezinjtë” edhe për një sezon. Motivimi më i madh i tij është të fitojë Ligën e Kampionëve, trofe që mungon në karrierën e tij.