Categories Lajme

Bujar Leskaj takim me mësuesit në Vlorë për 7 mars: PD gjithmonë ju ka vlerësuar

Drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me mësuesit e qytetit bregdetar për t’i uruar Festën e 7 marsit. Leskaj ka deklaruar se PD i vlerëson gjithmonë mësuesit dhe si i sheh një nga shtyllat nga ku ngrihet kombi.

Ai thekson se Vlora shquhet për kontributin në arsimin shqiptar, dhe ai siguron se PD me programin e saj qeverisës synon t’i rikthejë dinjitetin e nëpërkëmbur mësuesve dhe të rikthejë arsimin në nivelet që u takojnë.

FJALA E BUJAR LESKAJT

Të nderuar e respektuar mësues të Vlorës! Vlora ka qenë shquar për breza e breza të tërë intelektualësh të mirëfilltë e mësuesish, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin vlonjat e atë shqiptar.
Matematicienë, fizikantë, gjuhëtarë, historianë, biologë, kimistë…
Me qindra mësues të fushave të ndryshme, përpara të cilëve përulet me nderim një qytet i tërë.
Sot është festa Juaj! Ne jemi krenarë me Ju dhe me gjithë zemër Ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, shëndet e jetë të gjatë! Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.
Të dashur mësues!

Ju jeni Heronjtë e përditshëm të dijes: Asnjëherë nuk do të ishte e mundur të shpërblehej durimi, fryma, koha, pasioni dhe përkushtimi juaj! Përpara jush fjalët humbasin dhe varfërohen! Çdo thinjë juaja, çdo rrudhë është mishërimi i urtësisë dhe fisnikërisë.
Çdo fjalë e vështrim juaji është një mësim për ne. Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Në këtë ditë të shënuar nuk mund të le pa përmendur mësues e pedagogë të shquar të qytetit tonë, të cilët jo vetëm edukuan e mësuan breza të tërë nxësësish e intelektualësh të ardhshëm, por lanë një emër të ndritur në arsimin shqiptar, në shkencën shqiptare! Figura të larta si: Xhevdet Kofina, Harilla Kuçuli, Konstandin Baltadori, Kristaq Suli, Nestor Nepravishta, Ibrahim Zejno, Dr. Abedin Elmazi, Vasil Mino, Akademik, Profesor Doktor Shaban Demiraj do të kujtohen me dashuri e respekt të thellë nga gjithë Vlora. Do të dëshiroja këtu të përmendja dhe të uroja veçanërisht të gjithë ata mësues, të cilët më mësuan, më dhanë dije nga dija e tyre, kulturë nga kultura e tyre dhe patën një kontribut të veçantë në formimin tim intelektual e qytetar.
Dëshiroj të falenderoj mësuesit e mi në shkollën Industriale, përpara të cilëve fjalët humbasin e varfërohen: Balil Resuli, Piro Mone, Luan Duka, Zhaneta Nova, Beirie Lulaj, Tefta Hajno, Aneta Bollano, Kushulla Karalliu, Fejzie Osmani, Njazi Azizi, Petrit Meminaj, Fatmir Gjebrea, Frosina Papa, Arshi Sula, Vllasi Guberaj. Të nderuar mësues! Partia Demokratike gjithmonë ju ka vlerësuar dhe çmuar si njërën nga shtyllat mbi të cilat ngrihet e ardhmja e Shqipërisë. Në këtë ditë ju nderojmë e përulemi me veneracion për punën dhe kontributin e madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e brezave të rinj. Nëpërmjet programit #Shqipëria Fiton Arsimin, Partia Demokratike synon që t’ju rikthejë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe të vendosë arsimin në ato nivele që i takojnë. Ju uroj nga zemra: Gëzuar 7 Marsin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME