Categories Lajme

‘Bujar Qamili në gjendje të rëndë nga COVID 19’, flet miku i tij: Sapo fola me të, ja si është…

Një ditë më parë u përhap menjëherë një lajm, ku thuhej se këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili, ishte i infektuar me Covid-19 dhe ishte në gjendje të rëndë. Këto lajme i ka hedhur poshtë miku i tij, Ramazan Çeka, përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruante se nuk është i prekur nga koronavirusi, dhe është në gjendje të mirë edhe pse ka disa probleme të tjera shëndetësore.

Ditën e sotme, Çeka ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, ku sqaroi se Bujari ka shkruar në Itali pasi është rezident atje dhe do rinovonte dokumentet. “Gjendja e tij është drejt stabilizimit. Kam folur me të para gjysmë ore. Ai shkoi në Itali për dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje pati një shqetësim me veshkat. Pasi ka bërë disa analiza, mjeku i ka thënë që të shtrohet në spital”, tha Ramazani.

Ky i fundit shtoi se Bujari është ende në spital, por shpresonte që Vitin e Ri ta festonte në Shkodër. I pyetur se si i mori lajmet rreth tij Qamili,Çeka u shpreh si nuk i ka thënë ende asgjë.

“Sigurisht që nuk janë lajme të mira dhe nuk kam arsye që t’i them për aq kohë sa është në spital. Ne shpresojmë që Vitin e Ri ta kalojë në Shkodër. Kam vite që punoj dhe udhëtoj me Bujarin. Ne presim që gjithmonë nëse del nga spitali të mbarojmë planet që kishim. Ka 2-3 këngë të reja që pret ti publikojë, por kjo varet nga vlerësimi i ekipit të spitalit, nëse do dalë apo jo”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME