Categories Lajme

Bujtina në Përmet, sipërmarrje familjare e mbështetur nga AZHBR

Bujtina “Te Xhako” e cila ndodhet në Grabovë të Përmetit është një tjetër sipërmarrje frymëzuese e mbështetur nga AZHBR përmes Programit IPARD II.

Eltoni e nisi këtë investim në tokat e gjyshërve të tij, duke shfrytëzuar peizazhin mbresëlënës pranë lumit Vjosë dhe malit Dhëmbel, për të ndërtuar këtë bujtinë e cila është shëndrruar në një nga destinacionet më tërheqëse turistike për çdo vizitor.

Vizioni i tyre është zhvillimi i turizmit rural, duke ndërthurur akomodimin cilësor në 8 dhoma, mikpritjen, kuzhinën tradicionale përmetare si edhe një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive.

Bujtina“ Te Xhako” është vetëm një nga investimet e mbështetura nga AZHBR por gjithsej janë nënshkruar 49 kontrata, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e agroturizmit dhe krijimin e të ardhurave të qëndrueshme në zonat rurale.

Në kuadër të kësaj mase, granti në dispozion është 10.87 milion[ euro, fonde të Bashkimit Europian në bashkëfinancim me Qeverinë Shqiptare

Përmeti është ndër zonat më të vizituara të vendit pasi natyrës së bukur i shtohet dhe mikpritja dhe gatimet tradicionale.

Përmeti përshkohet nga lumi Vjosë, i cili krijon një luginë shumë të bukur dhe rrethohet nga male me një florë dhe faunë të veçantë. Nuk mungojnë parqet me një interes të madh natyror, si Bredhi i Hotovës dhe burime termale me ujë sulfurik në luginën e Langaricës, të cilat formojnë pishina natyrale dhe të përdorshme.

Gjithashtu janë të shumta monumentet me interes të madh historik, ndër të cilat numërohen shumë kisha, manastire të periudhës bizantine, rrënoja arkeologjike etj. Një tjetër aspekt që e bën të famshme këtë luginë janë dhe produktet tipike agroushqimore dhe me një kualitet të lartë të zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME