Categories Lajme

Buka shitet 120 lekë, por peshon 700 gram! Shitsja vihet në siklet, Rama e nxjerr nga situata

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren Delina Ibrahimaj ka dalë sot paradite në lagjet e Tiranës për të parë cmimet në market dhe furra buke.

Gjatë vizitës në një prej furrave të bukës, Rama dhe ministrja panë me sytë e vetë si vidhen dhe mashtrohen për ditë shqiptarët, pra buka peshon shumë më pak nga sa duhet të jetë realisht.

Rama zgjodhi një bukë masive të bardhë dhe që normalisht duhej të peshonte 1 Kg, cmimi i të cilës është 120 lekë, por ajo peshonte vetëm 700 gramë.

Shitja e furrës u vu shumë në siklet, por Rama si mjeshtër i situatave të tilla e kaloi me shumë marifet dhe bëri reagimin që ajo s’e priste.

Edi Rama: Hajt’ peshoje ta shohim. Masivja e bardhë? Kjo qenka 700 gram. Rëndësi ka që të jetë lëvizje e vogël, e natyrshme. Se është edhe psikologjike ëëëë. Është psikologjike. Janë të stresuar klientët.

Punonjësja: Na e kanë paraqitur dhe ne këtë shqetësim,po ja peshoren ta peshojnë. Sipas ligjit buka duhet të ketë peshën standarde 1 kg, por thuajse në të gjitha furrat në Shqipëri peshon shumë më pak se kaq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME