Një 41-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në një lokal në qytetin e Bulqizës.
Plagosja ka ndodhur rreth orës 02:40, ku 41-vjeçari me inicialet V. A. është qëlluar me armë zjarri nga një 31-vjeçar, për motive ende të paqarta.
31-vjeçari I. D., person me precedent kriminal është shpallur në kërkim nga policia gjithashtu edhe shoku i tij, D. S., 24 vjeç. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kreh zonën për kapjen e autorëve