Categories Bota, Lajme

Bundestagu gjerman: “Pro” hapjes së negociatave me kushte

Parlamenti gjerman miratoi rezolutën që i rekomandon Kancelares Angela Merkel të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin 18 Tetorit të liderëve europianë. Rezoluta e e hartuar nga partitë e koalicionit qeverisës CDU/CSU dhe socialdemokratët u miratua me 350 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim.

Deputeti i CDU/CSU-së, Florian Hahn vlerësoi në veçanti reformën në sistemin e drejtësisë dhe procesin e Ventingut. Ndërsa shpjegoi pse u përcaktuan 9 kushtet.

“Në Shqipëri shohim dy frymë të kundërta. Në njërën anë është reforma në drejtësi, një projekt ambicioz si askund tjetër. Por nga ana tjetër nuk është bërë aq sa duhet me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, drogës. Megjithatë nëse e lemë Shqipërinë me shpatulla të ftohta duke pritur, do të bëjmë një gabim historik. Ndaj ne kemi rekomanduar hapjen e negociatave me kushte. Njerëzit e Ballkanit Perëndimor shohin me shpresë nga ne, ndaj ju rekomandoj hapjen e negociatave”.

Deputeti të gjelbërve Manuel Sarracin kritikoi ashpër kushtet e vendosura nga partitë e koalicionit qeverisës duke i cilësuar si mjaft të ashpra për Shqipërinë.

“Kushtet nuk janë të drejta, sepse nuk i janë vënë asnjë vendi tjetër në rajon. Nuk i takon Bundestagut të vendosë kushte të tjera jashtë atyre që ka vendosur Komisioni Europian. Këto kushte kanë shkaktuar përplasje nga ana e opozitës dhe shpesh herë janë keqpërdorur. Vendosja e tyre do të thotë të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të një vendi të huaj dhe kjo është e jashtëligjshme”.

Hapjen e negociatave e mbështeti edhe deputeti i CDU/CSU, Peter Bayer, por ai shprehu rezerva për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ne nuk mund t’i mbyllim sytë përballë krimit të organizuar sidomos për Shqipërinë, duke nisur nga trafiku i drogës deri në instancat e larta shtetërore. Jemi në dijeni të që një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare, ish-ministri i Brendshëm u dënua por shumë larg kërkesës së prokurorisë për burgim me 12 vite për trafik droge, por mori një dënim pa burgim vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite. Mos na hidhni hi syve, ne këmbëngulim për shumë për dënimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar”.

Josep Juratovic, SPD: “Mos hapja e negociatave dëmton besimin tek Bashkimi Europian i këtyre vendeve, të cilat presin prej dekadash. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është zgjerim drejt Lindjes por përfshirje natyrore e asaj pjese natyrore të mbetur të kontinentit në BE”.

Rezoluta u mbështet edhe nga liberalët, ndërsa kundër saj votuan nacionalistët euroskeptikë të Alternativës për Gjermaninë dhe të majtët. Bundestagu votoi gjithashtu edhe pro çeljes se negociatave me Maqedoninë e Veriut me 465 vota pro 122 kundër dhe 16 abstenim.Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME