Categories Lajme

Burime mediatike: Arrestohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, bashkë me dy drejtorë të institucionit

Burimet mediatike bejne me dije se Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni, Fatmir Hoxha dhe Alban Ruli, janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Shuma prej 480 milionë lekë që iu kalua shtetasit Thana nga hetimet e deri tanishme të prokurorit Ndini Tavani vlerësohet si një vjedhje në  Buxhetin e Shtetit.

I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarë por edhe përmbarues edhe ata nën hetim. burimet zyrtare i thanë Top Channel se shkresa që vë në pozitë të vështirë sekretarin e përgjithshëm të financave Arlind Gjokutaj mban datën 14 shtator 2022.

Sekretari i Përgjithshëm u vu në dijeni për këtë pagesë përmes një memoje.

Dokumentet e tjera të administruara nga hetimet e deritanishme tregojnë se në qershor 2022 funksonarë të tjerë si drejtorë të buxhetit dhe të ankesave gjyqësore u paralajmëruan nga një specialiste e thjeshtë që ju tregoi statusin e objektit një magazinë  për të cilën kanë vazhduar të dalin miliona nga buxheti i shtetit. godina sipas prokurorisë ju shit  të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.

Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve,  një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë,  të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve. Në vendimin që TCH disponon  për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit tregohet se si Instat dhe Ministria e Financave komunikuan ndër vite për  koficientin e  rivlerësimit të lekut.

Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi  duke i vendosur çmimin prej  145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. Burimet thonë se e njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm.

Ministria mësohet se e ka shkarkuar nga kjo detyrë së bashku me dy të tjerë. Gjokutaj ishte emëruar në këtë detyrë të tetor të 2021./tch/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME