Rexhina Debrovës ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. 6 muaj nga ngjarja e rëndë, Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur mjekun gjinekolog Ardian Kadaifçiu i cili kishte ndjekur shtatëzaninë e saj. Kadaifçiu po hetohet në gjendje të lirë. Kjo vjen pas reagimit që bashkëshorti i Rexhinës bëri në rrjetin social, facebook. Teksa shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Algert Debrova paralajmëroi mjekët se do të bëjë vetëgjqyësi dhe se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.
Categories
Lajme