Një burrë i moshës rreth 50 vjeç ka humbur ndjenjat ne mes të qytetit të Elbasanit, ndërsa është shoqëruar me urgjencë drejT spitalit. Qytetarët e Elbasanit janë tron ditur mesditën e sotme ndërsa një person në moshë ka rënë pa ndjenja në beton duke përplasur kokën.
Menjëherë kanë ndërhyre efektivët blu të cilët kanë lajmëruar ambulancën duke bërë të mundur dërgimin e tij në spital. Mjekët dyshojnë se pacienti i tyre kishte konsumuar shumë alkool, ndërsa po mjekohet dhe për plagët që ka marrë në kokë.