Categories Kuriozitete

Burri kaf shohet nga krokodili i Fidel Castros

Një burrë është shtruar në spital pasi u kafshua nga një krokodil që dikur i përkiste liderit kubanes Fidel Castro. Burri, rreth 70-vjeç, po merrte pjesë në festën e karavidheve në Akuariumin Skansen në Stokholm të martën kur i kafshua nga zvarraniku.

Sipas mediave ai kishte vendosur dorën në anën e gabuar të xhamit të sigurisë. Kafsha është një nga dy krokodilët kubanezë në akuarium. Të dy iu dhuruan kozmonautit rus Vladimir Shatalov nga Fidel Castro në vitet 1970. Shefi i akuariumit Jonas Wahlstrom tha për Aftonbladet se burri po mbante një fjalim në kohën e incidentit.

Të pranishmit përdorën peceta për të ndaluar gjakderdhjen ndërsa prisnin të mbërrinte ambulanca. Wahlstrom tha që po mendohet mbyllja e kafshëve për të siguruar që të mos ndodhë më. “Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë me këta krokodilë më parë, ne i kemi pasur ato për më shumë se 40 vjet,”-tha ai.

Dy krokodilët, Castro dhe Hillary, iu dhanë nga Fidel Castro kozmautit rus Vladimir Shatalov në 1978. Sipas gazetës spanjolle La Vanguardia, Shatalov i dhuroi ato në kopshtin zoologjik të Moskës kur ato u bënë shumë të mëdha dhe të rrezikshme. Ata iu dhuruan akuariumit në Stokholm në vitin 1981, pasi kishte mundësi më të mira për t’u kujdesur për kafshët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME