Categories Lajme

Burri vrau gruan, babai i 46-vjeçares tregon si e mori vesh lajmin e hidhur: Vajzën e kishte hedhur nga veranda…

Mbrëmjen e djeshme një ngjarja e rëndë ndodhi në Zëmblak të Maliqit, kur burri vrau gruan, Luiza Mullalli 46 vjeçe dhe më pas e hodhi në një gropë të ujërave të zeza.

Babai i 46-vjeçares, Avzi Ferati thotë për mediat se vajza kishte urdhër mbrojtjeje, pasi Gjergji Mullalli e kishte dhunuar vazhdimisht.

Sipas babait të vajzës, policia e kishte thirrur disa herë 47-vjeçarin, por nuk e kishte proceduar apo ndaluar.

“Ishim në shtëpi, më mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar dhe vajza nuk ja hapte telefonin.

Djali më mori në telefon dhe më tha që hajde se nuk e hap telefonin dhe kushedi çfarë ka ndodhur. Erdhëm këtu pastaj, lajmëruam policinë. Kërkuam vërdallë derisa e gjeti policia. E kishin hedhur trupin nga veranda.

Vajza ishte një vit me urdhër mbrojtje, e dhunonte vajzën. Një ditë më mori ne telefon çupa dhe më tha që kanë hyrë në shtëpi.

I thashë që njofto policinë. E kishte lajmëruar policinë. Divorcin e kishte kërkuar vajza, sepse ai e dhunonte. E dhunonte edhe këtu edhe kur ishin në Greqi. Një rast donte ta mbyste, por çupa i shpëtoi nga duart.

Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e ka proceduar.

Nuk e dimë me ça e ka vrarë, të shohim ça do të thonë ata të ekspertizës”, tregoi babai i 46-vjeçares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME