Nga taraca e banesës, ku jetojnë tre familje, qytetarja denoncon dhu.nën e ushtruar nga ana e policisë, mbi banorët që janë në mbrojtje të shtëpisë së tyre.
Nusja e shtëpisë tregon se një punonjës i policisë i ka marrë me forcë bashkëshortin e saj, ndërsa vetë atë e ka gjuajtur me shqelm. Ndërkohë më tej ajo tregon se veprimi i IKMT-së është në shkelje të ligjit, pasi banesa e tyre është ende në proces gjyqësor, dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë. Mëngjesin e sotëm banesës i është prishur oborri, dhe tashmë qytetarët janë ngjitur në taracë për të vijuar rezistencën e tyre.

