Categories Lajme

Bursa Shqiptare e Energjisë nis operimin në vitin 2021

Bursa Shqiptare e Energjisë, e cila prej kohësh lakohet si një hallkë e rëndësishme e tregut, që do të garantojë transparencë dhe konkurrencë, nuk pritet të fillojë funksionimin e saj para tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë bëri të ditur se ky është afati i dhënë nga qeveria shqiptare teksa kjo e fundit ka qenë e angazhuar për të zgjedhur aksionerët që do të ishin pjesë e Operatorit të Tregut. Edhe pse gara ishte e hapur, të vetmit që duket se do të jenë pjesë e kompanisë aksionere janë kompanitë publike të transmetimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Vendet në Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës ku ende mungon kuadri ligjor, janë në proces krijimi të tregut të një dite me parë (bursa). Së fundmi, krijimi i tregut të një dite në avancë (APEX) në Shqipëri dhe bashkimi i saj me Kosovën është përshpejtuar. Procedura për të zgjedhur aksionerët e APEX u krye më 29 qershor 2020. Kompania, me operatorët e sistemit të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës, si aksionerë, pritet të fillojnë veprimtarinë në tremujorin e parë 2021.

Bashkimi i tregjeve të ditës në avancë me Shqipërinë dhe Kosovën, po ecën paralelisht. Në Maqedoninë e Veriut, korniza ligjore për përcaktimin e një tregu të dedikuar të energjisë elektrike (NEMO) u adoptua dhe një propozim nga rregullatori që emëron operatorin maqedonas të tregut të energjisë (MEMO) u paraqit në Qeveri. Vendimi përfundimtar pret qeverinë e re pas zgjedhjeve të korrikut 2020. Përcaktimi i një tregu të ditës në avancë në Mal të Zi ka ngecur në mungesë të marrëveshjeve me partnerin strategjik Nord Pool të zgjedhur në prill 2019” raportoi Sekretariati”.

Më herët, një nga kompanitë më të njohura në administrimin e bursave të energjisë, norvegjezja Nord Pool, shprehu interes në fazat e para por nuk është e qartë se në çfarë faze ka mbetur interesi. Bursa Shqiptare e Energjisë, sipas modelit të tregut, që solli ligji për sektorin e energjisë i vitit 2015 duhet të kishte filluar funksionimin vite më parë, por procesi u vonua për shkak të mungesës së akteve nënligjore që rregullonin këtë aspekt. Kjo hallkë cilësohet si tejet e rëndësishme në kushtet kur Shqipëria ka nisur liberalizimin e tregut të energjisë ku aktualisht është bërë e mundur nxjerrja në treg të lirë e bizneseve të lidhur në tension 35 kilovolt dhe pritet të pasohet nga bizneset e lidhura në tension 20kv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME