Categories Lajme

Bust për aktoren Hajrie Rondo/ Skulptori frymëzohet nga mjeshtëria e aktores së njohur

Shohim shpesh buste të figurave politike, atyre historike e më pak ato artistike. Kjo është Tana, e famshja Hajrie Rondo në një ndër rolet e saj më spikatura. Bust i bërë nga skulptori Kreshnik Xhiku, që së shpejti do të zërë vend në qytetin e saj të lindjes, në Delvinë.

Tek roli i Tanës del në pah karakteri i grave të jugut. Temperamenti i tyre i fortë dhe i veçantë. I personalizuar me aq mjeshtëri nga aktorja dhe që është gdhendur në kujtesë si një ndër rolet më të dalluara të saj. E jetësuar ashtu në këtë bust që në punë e sipër ajo do t’i kthehet vendlindjes si Tana.

Po ta shikoni nuk është në një madhësi si bustet që jemi mësuar të shohim. Do të vendoset përpara shtëpisë së kulturës së Delvinës dhe është biseduar me deputetin e zonës dhe kryetaren e bashkisë dhe sapo të derdhet në bronx, do ta vendosim”.

Si një skulptor i lidhur ngushtë me jugun, Xhiku ka kohë që e ka studiuar figurën e artistes, duke e detajuar edhe me rekizite rolin e saj, të Tanës.

“Përpara se ta bëja këtë puna grumbullova disa materiale fotografike nga familja, Jam mbështetur në veshjen e saj me rolin e saj më të spikatur në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Dhe rolin e Tanës,mbase nga rolet më të mira të saj. Unë zgjodha atë rekuizitë.I vura dhe shaminë tek koka, bile dhe pak punë kam për ti bërë dekor shamisë, nuk do e le ashtu”. Janë figura që kanë bërë histori në artin e kinematografisë dhe është mirë që t’i përjetojmë”. Hajrie Rondo ka 120 role në kinema edhe teatër. Artistja u shua në 2-17, në moshën 66-vjeçare. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME