Categories Lajme

Buxheti 2023/ Manastirliu: Do të mbështesim nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë!

Ministrja e  shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar  vendimet e marra nga qeveria ku ka deklaruar se me buxhetin e vitit 2023 do të mbështeten nënat e papuna  me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë.

Manastirliu po ashtu tha se njohja e kontributeve shoqërore e shëndetësore do mbështeten nga buxheti i vitit tjetër dhe se përllogaritet që për vitin e parë mbështetja për kontributet për gratë e papuna të mbështetet nga qeveria me një skemë që do prezantohet shumë shpejt.

Sipas VKM-se nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune.

“Sot qeveri shqiptare miratuar një shtesë në një projektligj që është ligji për sigurimin e detyrueshëm të sigurimit shëndetësor, ku qëllimi i akteve është mbështetja e grave që kanë më shumë se tre fëmijë dhe janë të papuna, ku situata e tyre ekonomike është e tillë që kanë nevoje për mbështetjen e shtetit.

Ne kemi vendosur që me buxhetin 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do të kemi një kategorizim që besojmë se është i rëndësishëm për tu ndarë me publikun, janë ato gra që kanë 3 ose më shumë fëmijë, ku njëri është deri në 5 vjeç dhe kur ta ardhurat mujore nuk i kalojnë 100 mijë lekë. Kjo do të mundësohet me buxhetin e 2023 njohja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore duke i mbështetur për 5 vitet e rritjes së fëmijës.

Për vitin e parë kjo mbështetje buxhetore për gratë e papuna me tre fëmijë dhe më shumë me të ardhura deri në 100 mijë lekë të mbështetet nga shteti me një skemë që do të prezantohet shumë shpejt”, tha Manastirliu.

Po ashtu ministrja u shpreh se nga nesër nis vaksinimi kundër gripit për disa kategori: “Dua t’ju informoj se nga nesër sa i takon kategorisë së qytetarëve që janë mbi 65 vjeç, atyre me sëmundje kronike dhe grave shtatzënë fillojmë vaksinimin kundër gripit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME